KMDLNj: Deri tash kanë votuar 46 të burgosur në Prizren

Prizreni

KMDLNj: Deri tash kanë votuar 46 të burgosur në Prizren

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se nga ora 09:40 deri në orën 14:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë votuar 46 të burgosur.

Tetë të burgosur kanë refuzuar të votojnë, 2 ndodhen në spital ndërsa 3 janë shtetas të huaj.

“Me dt.14.02.2021 nga ora 09:40 deri në ora 14:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren (Qendra 200101) votuan 46 të burgosur, nga 60-të sa aktualisht ishin në këtë institucion. Refuzuan të votojnë 8-të të burgosur, 2 ndodhen në Spital, 3 të tjerë të dënuar janë shtetas të huaj (pa të drejtë vote) dhe një nuk pasur të dhëna në mungesë të letërnjoftimit, nuk i është ditur numri personal”, bëhet e ditur për media.

Sipas KMDLNJ-së, procesi, ka ecur mirë dhe është drejtuar nga komisioni tre anëtarësh i KKZ-së në Prizren.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat