Anton Quni deklarohet pas rezultatit zgjedhor, ka një porosi për Haskukën e Totajn

Prizreni

Anton Quni deklarohet pas rezultatit zgjedhor, ka një porosi për Haskukën e Totajn

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:02
Anton Quni

Humbi zgjedhjet e djeshme komunale, por u nda i kënaqur me rritjen e votave për partinë.

Anton Quni nga LDK-ja u rendit i treti në garën për kryetar të Prizrenit dhe nuk do të jetë pjesë e balotazhit.

Ai ka uruar kundërkandidatët e tij Mytaher Haskuka nga LVV e Shqair Totaj nga PDK-ja që do të ndeshen më 14 nëntor, duke porositur që ata të mbajnë premtimet elektorale.

Quni shprehet i kënaqur që LDK-ja shënoi rritje të votave, gjë e cila do të jetë motiv për fuqizimin e partisë.

Postimi i plotë:

Te dashur qytetarë të Prizrenit,

Më lejoni t'ju falënderoj dhe uroj për një proces zgjedhor fer dhe të rregullt.

Në veçanti dua t'ju falënderoj juve që votuat Lidhjen Demokratike.

Kemi punuar shumë dhe natyrisht pritjet tona kanë qenë më të larta, por e respektojmë vullnetin e qytetarëve që është shprehur me votë të lirë.

Dua gjithashtu të shprehi vlerësimin tim maksimal për njerëzit e terrenit që punuan shumë, ne krye me Shefin e Shtabit, Hanefi Muharremin dhe ekipin që u angazhuan dhe punuan pa ndalë.

E megjithëse nuk arritëm të hyjmë në balotazh, na gëzon fakti që LDK ka shënuar ngritje të theksuar të votave nga zgjedhjet e fundit. Kjo na motivon që të mos ndalemi, të punojmë, të riorganizohemi që tani për tu ngritur e për tu fuqizuar.

Dua të falënderoj, gjithë akterët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, mes tyre komisionarët, vëzhguesit dhe Policinë e Kosovës.

Uroj aktivistët e simpatizantët tanë për suksesin e Lidhjes Demokratike që ka shënuar nëpër komuna gjithandej, ndërkaq oponentët i uroj për rezultatet e arritura, me shpresën se do t’i përmbushin premtimet elektorale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat