Anton Quni tregon se a do të hyjë LDK në koalicion parazgjedhor me VV apo PDK në Prizren

Prizreni

Anton Quni tregon se a do të hyjë LDK në koalicion parazgjedhor me VV apo PDK në Prizren

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:07
Anton Quni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka folur për një koalicion të mundshëm parazgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje apo Partinë Demokratike të Kosovës, të dy këto parti të cilat kanë shkuar në balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit.

Quni tha se pas rezultatit zgjedhor ka pasur vetëm një bisedë telefonike me kandidatin e PDK-së për kryetar, Shaqir Totaj derisa u shpreh se ende nuk ka takuar ndonjërën palë fizikisht.

Kandidati i LDK-së tha se ende nuk kanë vendosur nëse do të futen ose jo në ndonjë koalicion të mundshëm.

E kam pas vetëm një bisedë telefonike me zotëri Totaj, por ende nuk kemi takuar asnjërën palë (LVVV, PDK) dhe ende nuk kemi vendim për opsionet e mundshme”, ka deklaruar Quni për insajderin.

Quni në zgjedhjet e 17 tetorit u rendit i treti me 14.98% të votave, në bisedë për Insajderi, ai u shpreh se përkundër ngritjes së theksuar të Lidhjes Demokratike në Prizren, ishte e pamjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen në balotazh.

Komuna e Prizrenit që dikur ishte bastion i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017 ndodhi ndryshimi. Në krye të Prizrenit erdhi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i cili udhëhoqi këtë komunë për 4 vite. E në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, rezultatet e dërguan Haskukën në balotazh.

Mbetet të shihet me 14 nëntor nëse do të arrijë Partia Demokratike e Kosovës në krye me Totaj t’a rikthejë ‘Jerusalemin’ e dikurshëm.

Sipas rezultateve të bëra publike në faqen e KQZ-së, kandidati për kryetar nga LVV, Mytaher Haskuka, prin me 40.43 % të votave, duke u pasur nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 31.10 % të votave të fituara.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat