Ndihmoi të tjerët në grabitje të armatosur, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Prizreni

Ndihmoi të tjerët në grabitje të armatosur, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:16
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurit A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje.

Gjykata nëpërmjet një komunikate thekson se me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se dashje ka ndihmuar personat e tjerë për kryerjen e veprave penale, duke i ‘u dhënë këshilla ose udhëzime, e pastaj duke iu premtuar se do t ‘i fsheh provat e kryerjes së veprës penale.

“Më datë 15 nëntor në orët e vona shkon me veturë dhe i merr të pandehurit L.L., dhe I.Q., (të cilët paraprakisht dyshohen që të maskuar e të armatosur kishin kryer grabitjet dhe veprat tjera), të njëjtit i pandehuri A.A., i dërgon në Prishtinë. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këtë vepër, si dhe ne ndërlidhje me veprat tjera penale që dyshohet ti kenë kryer të bashkëpandehurit e të cilat janë të natyrës së rëndë dhe me rrezikshmëri të madhe shoqërore, andaj duke marrë parasysh këto rrethana i pandehuri mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të procedurës penale. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, dhe kjo masë i shërben efikasitetit të procedurës penale ngase do të mundësoj zhvillimin normal të hetimeve, do të parandaloj ikjen apo fshehjen e të pandehurit e po ashtu edhe rrezikun e përsëritjes së ndonjë vepre penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat