Aktakuzë për mos deklarim të pasurisë ndaj një zyrtareje në Prizren

Prizreni

Aktakuzë për mos deklarim të pasurisë ndaj një zyrtareje në Prizren

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.I, zyrtare e lartë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, nga data 01.03.2021 deri më 31.03.2021, e pandehura S.I., në cilësi të zyrtarit të lartë publik, këshilltare e Asamblesë Komunale në Prizren, duke qenë e detyruar të bëjë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, edhe përkundër faktit që paraprakisht ishte njoftuar përmes e-mailit zyrtar më datë 03.03.2021, e njëjta nuk ka bërë deklarimin e rregullt të pasurisë brenda afatit të paraparë ligjor dhe mos deklarimin e pasurisë nuk ka mundur që ta arsyetoj.

Me këto veprime e pandehura S.I., ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat