Pasagjerët e thërrasin taksistin, e rrahin dhe i marrin para e telefon

Prizreni

Pasagjerët e thërrasin taksistin, e rrahin dhe i marrin para e telefon

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:34
Bajram Bytyqi

Bajram Bytyqi nga Prizreni u plaçkit nga dy persona përderisa po i transportonte ata me taksi gjatë mbrëmjes të së martës.

Tek rruga “Ekrem Rexha” ai thotë se ata e goditën dhe i shkaktuan lëndime trupore.

Hajnat ia morën 60 euro dhe telefonin mobil. Por sipas 70-vjeçarit, ato nuk janë kushedi se çfarë dëmi, krahasuar me tronditjen që ai thotë se e pësoi.

Në polici deklaruan se nuk i kanë gjetur keqbërësit, por se po e hetojnë rastin

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat