Totaj takon ambasadorin e Hungarisë, për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit

Prizreni

Totaj takon ambasadorin e Hungarisë, për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:47
Pamje nga takimi

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar me ambasadorin e Hungarisë, në Kosovë, Jozsef Bencze dhe Konsullin e  Nderit, Irfan Daullxhiu.

Në takim bëhet e ditur se u bisedua për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit.

“Në këtë takim të parë me përfaqësuesit diplomatik të shtetit mik, Hungarisë biseduam për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit mes Prizrenit dhe qyteteve të Hungarisë, në të gjithë fushat si ato ekonomike, politike, kulturore dhe arsimore.” shkroi Totaj në një postim në Facebook.

Tutje tregoi se ka pranuar nga Bencze urimet për detyrën e re si Kryetar i Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat