​Aktakuzë për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar

Prizreni

​Aktakuzë për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:28
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.K., Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

“Sipas aktakuzës, me datën 16 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 11:20 minuta, në Prizren në sheshin ‘Shadërvan’ derisa patrulla policore ishte duke kryer detyrën zyrtare, në zbatimin e urdhrit operativ Anex-54, për gatishmëri dhe reagim ndaj COVID-19, i pandehuri i parë I.K., pronar i një restoranti në rrugën ‘Marin Barleti’, jo vetëm që nuk tregon letërnjoftimin me qëllim të identifikimit të identitetit të tij sipas kërkesës së personit zyrtar, por përdor forcën fizike, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të pandehurit e tjerë Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., duke i penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, po ashtu duke i sulmuar dhe duke i goditur me duar dhe me grushte zyrtarët policorë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Si pasojë e rezistencës aktive fizike nga ana e të pandehurve, Prokuroria shton se zyrtarët policorë - të dëmtuarit S.H., A.K., dhe V.K., si dhe vet të pandehurit I.K., dhe L.K., morën lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, Prokuroria thotë se të pandehurit e lartcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat