AMC dhe CKC dhurojnë paisje mjekësore në vlerë rreth 11,000

Prizreni

AMC dhe CKC dhurojnë paisje mjekësore në vlerë rreth 11,000

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 15:42
Pamje nga takimi

Sot u bë dorëzim i donacionit të pajisjeve mjekësore në vlerë monetare rreth 11,000 euro.

Paisjet mjekësore që u dhuruan janë dy bilirubinometra dhe dy monitora për fëmijë. Këto pajisje u dhuruan si donacion në Klinikën e Neonatologjisë dhe Klinikën e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm "Prim. Dr. Daut Mustafa" në Prizren.

Ky donacion u mundësua falë përkrahjes së vazhdueshme nga Cycle Kosovo for Children, të cilët janë inicues të tureve të çiklizmit në mbështetje të AMC-së, për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në Kosovë.

AMC dhe CKC falenderon të gjithë sponzorët që e mbështetën këtë iniciativë.

Falenderojmë sponzorët general: Trepharm dhe Kivo. Sponzorët tjerë që e mbështetën këtë iniciativë janë: Altec, BPB, EcoVent, Koslabor dhe sponzorin medial TV Dukagjini. Gjithashtu, falenderojmë mbështetësit e kësaj iniciative si Eulex, Policia e Kosovës, Frutomania, Bike Friendly Cafe, Miqt pub, dhe Shtëpiaku.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve,

nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor të cilat ofrojnë zgjidhje afatgjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat