Policia në rajonin e Prizrenit shqipton 580 gjoba në trafik dhe mosrespektim të masave anti-COVID

Prizreni

Policia në rajonin e Prizrenit shqipton 580 gjoba në trafik dhe mosrespektim të masave anti-COVID

Më: 10 janar 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Aksione të Policisë së Kosovës për zbatim të masave anti-COVID.

Policia rajonale në Prizren, patrullat e stacionit policor në Prizren, Prizren-Veri, Dragash, Suharekë dhe Mamushë, sipas urdhrit operativ kanë vazhduar me masat e ndërmarra për mjetet e transportit publik si dhe me kontrollimin e masave anti Covid-19.

Gjatë pikave të kontrollit dhe lokaleve te kontrolluara janë shqiptuar 380 gjoba për kundërvajtje të trafikut, ndërsa për masat anti COVID-19 janë shqiptuar 200 gjoba.

Policia ka njoftuar se me aktivitete te tilla do te vazhdohet edhe me tutje

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat