Këto janë tri drejtoritë e AAK-së në Prizren- Në krye të tyre do të jenë tri gra

Prizreni

Këto janë tri drejtoritë e AAK-së në Prizren- Në krye të tyre do të jenë tri gra

Më: 11 janar 2022 Në ora: 13:09
Shaqir Totaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që tri gra t’i emëroj për drejtorë komuna.

Media merr vesh se Ramize Sinanaj- Shala, do të drejtoj Drejtorinë për Emergjencë edhe Siguri

Vjollca Kabashi do ta drejtoj Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, derisa Berbuqe Berisha, do ta drejtoj Drejtorinë e Shendetësisë.

Çel Lama do të jetë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Ish- deputetja Luljeta Veseli Gutaj do të jetë drejtoreshë e Arsimit, derisa Adem Morina do ta drejtoj Drejtorinë për Kulturë dhe Sport, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, Behxhet Bytyqi do ta drejtoj Drejtorinë e Bujqësisë.

Këta emra ka vendosur dje Kryesia e PDK-së, ndërsa sot pritet të zyrtarizohen.

Gjatë ditës kreu i Prizrenit, Shaqir Totaj e kishte emëruar Kujtim Gashin nënkryetar të Komunës.

Është raportuar të hënën edhe për tre drejtorët nga Nisma Socialdemokrate.

“Lirie Xhemaj- Bytyqi do të jetë në drejtorin e Zhvillimti Ekonomik dhe Turizëm. Pranverim Berisha, Drejtoria e Urbanizmit si dhe Edin Shehu në Drejtorinë e Administratës. Këta tre emra ka kohë që i janë dorëzuar kryetarit Shaqir Totaj, por nuk e di se pse emërimi nuk po ndodh ose kur do të ndodh”, ka thënë një burim nga Nisma.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat