Totaj i PDK-së: LDK na ndihmoi në Prizren, por ja pse nuk lidhëm koalicion

Prizreni

Totaj i PDK-së: LDK na ndihmoi në Prizren, por ja pse nuk lidhëm koalicion

Më: 13 janar 2022 Në ora: 23:26
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj

Dorëheqja e Anton Qunit nga detyra e kryetarit të LDK-së në Prizren është arsyeja kryesore për mos arritjen e një koalicioni bashkëqeverisës me LDK-në.

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka pranuar se LDK i ndihmoi për fitoren e tij por problemet në degë pamundësuan bashkëqeverisjen.

“Sa i përket LDK-së unë kam pritur që të kemi një përfundim të suksesshëm të bisedimeve, mirëpo pas dhënies së dorëheqjes së zotit Qunit, na u komplikua çështja se dega e LDK-së në Prizren nuk kishte lidership dhe ishte pak a shume e shkapërderdhur dhe kjo e pamundësojë arritjen e një koalicioni”, thekson Totaj.

Ndërë të tjera ai shprehi falënderimin dhe mirënjohjen ndaj LDK-së që sipas Totaj ka një kontribut të madh për fitoren e PDK-së në Prizren.

“Publikisht dëshiroj ta falenderoj LDK-në, sepse me të vërtetë na kanë ndihmu, edhe pse formalishtë kanë qenë neutral, ne kemi pasur shumë kontakte, e di që janë angazhuar, na kanë ndihmuar, dhe për këto arsye kam qenë i interesuar për koalicion por ja që nuk arritëm”, ka përfunduar Totaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat