​Testet rapide edhe gjatë fundjavës në Prizren

Prizreni

​Testet rapide edhe gjatë fundjavës në Prizren

Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se duke u bazuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në nivel vendi, drejtoria komunale e shëndetësisë, nëpërmjet Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke filluar nga data 22 janar do të ofrojë realizimin e testeve rapide AG SARS2 edhe gjatë fundjavave në vijim.

Sipas njoftimit, ofrimi i këtij shërbimi do të bëhet në hapësirat e QKMF-së.

Ndërsa për t’u testuar, pacienti duhet të ketë udhëzimin nga mjeku familjar për një gjë të tillë.

Numri i rasteve pozitive është rritur shumë ditëve të fundit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat