I shet kryemëvete drutë e parkut, arrestohet

Prizreni

I shet kryemëvete drutë e parkut, arrestohet

Më: 28 janar 2022 Në ora: 20:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Izet Osmanaj, i cili ishte anëtar i komisionit për zëvendësimin e trungjeve në parkun e qytetit të Prizrenit, u arrestua të enjten.

Arsyeja e arrestimit të tij, sipas policisë, është pasi që 60 metra kub dru ia dha një kompanie private e nuk i dërgoi në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, bëri të ditur se largimin e drunjve ka qenë i obliguar ta bëjë operatori, i cili ka kontratë për mirëmbajtjen e parkut të qytetit.

Policia në vendin e ngjarjes kishte gjetur një kamion, i cili ishte i ngarkuar me 15 metra kub dru dhe disa të tjera të prera, ndërsa, përveç ndalimit të Osmanajt për 48 orë, prokuroria po kërkon nga gjykata edhe paraburgimin 30-ditësh të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat