Komuna e Prizrenit rrënon një objekt të kontestuar për shumë vite në lagjen “Dardania”

Prizreni

Komuna e Prizrenit rrënon një objekt të kontestuar për shumë vite në lagjen “Dardania”

Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Drejtoria e Inspektorëve ka filluar rikthimin në gjendjen e mëparshme të hapësirës ku është planifikuar objekti i banimit kolektiv në lagjen “Dardania”.

Me qëllim të harmonizimit të kërkesave dhe obligimeve që dalin nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe në zbatim të vendimit të Kuvendit të Komunës, të datës 13 Tetor 2021, vendim i cili e obligon Komunën e Prizrenit të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore, autoritetet Komunale, gjegjësisht Drejtoria e Inspektorateve, sot ka filluar rrënimin e objektit i cili është kontestuar nga banorët e Lagjes Dardania.

Me këtë rast Komuna e Przrenit po zbaton vendimin e Kuvendit të Komunës në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, poashtu po përmbush kërkesat e banorëve të Lagjes Dardania.

Plane dhe projekte të reja kreative e presin këtë lagje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat