U tha se një person vdiq nga moskujdesi mjekësor, flet mjeku nga spitali i Prizrenit

Prizreni

U tha se një person vdiq nga moskujdesi mjekësor, flet mjeku nga spitali i Prizrenit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Në Prizren disa persona janë ankuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka vdekur në spitalin e këtij qyteti, ku sipas tyre, deri tek kjo ka ardhur pasi viktima s’e ka marrë tretmanin e duhur nga personeli mjekësor.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Afrim Jaha, i cili është specialist i Emergjencës në Prizren.

Ai tha se pacienti në spital ka ardhur në gjendje të rëndë, ku pas keqësimit të gjendjes është intubuar dhe janë marrë të gjitha masat reanimatore, ku më pas është pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Ka qenë dializë disa vite me dëmtime të funksionit terminal të veshkave . Pas keqësimit të gjendjes është intubuar dhe janë marrë të gjitha masat reanimatore. Për një kohë është arrit të rikthehet puna e zemrës dhe pacienti është pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror.”, ka thënë Jaha.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, teksa rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat