Detaje për gjuajtjen me armë dhe me shishe të birrës në një kafeteri në Prizren, paraburgim të dyshuarit

Prizreni

Detaje për gjuajtjen me armë dhe me shishe të birrës në një kafeteri në Prizren, paraburgim të dyshuarit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 16:09
Gjykata Themelore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprat penale: mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe kanosja.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Deri më datë 31 janar 2022, në kundërshtim me ligjin mbi armët mbanë në posedim armën – pistoletën e tipit “Glock 17” Austria,, dhe gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë të kalibrit 9mm të vendosur në karikator.

Më datë 31 janar 2022, në orët e mbrëmjes në Prizren, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa ishte duke qëndruar në lokal gjuan me shishe bire në drejtim të një personi në lokal dhe  nxjerrë pistoletën nga brezi, ku ndërhynë pronari duke kërkuar ta lëshon armën, me ç ‘rast arma shkrep dhe vetë i pandehuri lëndohet në gishtin tregues të dorës së majtë dhe në këmbën e majtë, me çka në vend publik shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve.

Më datë, vend dhe kohë të njëjtë si më lart me rastin e intervenimit të zyrtarëve policor i njëjti ka shfaqur rezistencë aktive dhe me rastin e vendosjes së prangave i është kanosur zyrtarit policor – të dëmtuarit, duke iu drejtuar me fjalët “ju njoh të gjithëve, ………., kam me ju vra”, i cili edhe pas trajtimit mjekësor ka përsëritur kërcënimet e njëjta”, njofton Gjykata,

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat