Sveçla për largimin e flamurit turk në Prizren: Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet!

Prizreni

Sveçla për largimin e flamurit turk në Prizren: Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet!

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 19:26
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë flamurit turk në Prizren nga disa të rinj.

Sipas Sveçlës, ky ishte një veprim i papranueshëm dhe se policia ka reaguar me kohë duke bërë arrestimin e të dyshuarve.

I papranueshëm veprimi i disa të rinjve të cilët kanë larguar flamurin e shtetit turk nga shtyllat në qytetin e Prizrenit. Policia e Kosovës ka reaguar me kohë duke i arrestuar të njëjtit të cilët do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla tha se veprime të tilla dëmtojnë vlerat e Kosovës.

“Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike”, ka shkruar tutje ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat