AAK: Aktet e tilla si largimi i flamujve turq në Prizren s’i kontribuojnë kohezionit shtetëror

Prizreni

AAK: Aktet e tilla si largimi i flamujve turq në Prizren s’i kontribuojnë kohezionit shtetëror

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar autoritetet përgjegjëse që të veprojnë për të zbuluar motivet e largimit të flamujve kombëtarë turq në Prizren.

Kjo parti ka thënë se largimi i tyre nuk i përket karakterit të respektit që ndër shekuj kultivohet nga populli i Kosovës.

“Ky është një rast i izoluar, por duhet të thuhet zëshëm, që akte si ky nuk i kontribuojnë kohezionit shtetëror. Aq më tepër, ndaj një komuniteti, populli e vendi mik. Ky komunitet, përpos kontributit në shtetndërtim, është urë lidhëse në miqësinë me popullin e shtetin turk”.

Për këtë rast, më herët reagoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se të rinjtë që dyshohet se bënë këtë akt janë arrestuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat