Ambasada e Japnisë ndan rreth 70 mijë euro për Renovimin e Qendrës Nashec

Prizreni

Ambasada e Japnisë ndan rreth 70 mijë euro për Renovimin e Qendrës Nashec

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:29
Keisuke Yamanaka, Florina Duli Sefaj dhe Shaqir Totaj

Në Komunën në Prizrenit sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të grantit nga skema e Granteve të Ndihmës Japoneze për Projektet e Sigurisë Bazike Njerëzore (GGP).

Sipas njoftimit nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në këtë ceremoninë e organizuar më këtë rast Keisuke Yamanaka, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, nënshkroi grant kontratën në vlerë prej 69,189 euro me Florina Duli Sefaj, drejtoreshë Fondacionit Terre des Hommes Lausanne në Kosovë, për “Projektin për Renovimin e Qendrës Nashec për Mbrojtjen dhe Fuqizimin e Fëmijëve në Prizren”.

Në ceremoni morën pjesë Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit, përfaqësues të FondacioniPrizrent Terre des Hommes Lausanne në Kosovë dhe Keisuke Yamanaka, i ngarkuar me punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë.

Sipas njoftimit ky projekti ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të nevojshme për mbrojtje dhe arsimim të fëmijëve në rrezik nga abuzimi dhe trafikimi me qenie njerëzore si dhe mbështetjen për familjet e tyre, duke rehabilituar objektin e Qendrës Nashec, dhe shndërruar atë në objekt mbrojtjeje për fëmijët, e cila ndodhet në fshatit Nashec, në Komunën e Prizrenit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat