​Lëndoj tre persona në aksident, iku nga vendi i ngjarjes

Prizreni

​Lëndoj tre persona në aksident, iku nga vendi i ngjarjes

Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre këmbësor janë goditur nga një veturë në Prizren, derisa ishin uke kaluar rrugën në vend kalimin e shënuar për këmbësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, ku sipas Policisë, një person i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me traga të Republikës së Shqipërisë, ku si pasojë e vozitjes së pakujdesshme i godet këmbësoret me pjesën e frontale të automjetit.

Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, qe t’i ndihmon këmbësoret e ti dërgon ne emergjencë, mirëpo këmbësoret nuk pranojnë dhe i njëjti largohet nga vendi ngjarjes. Si pasojë e aksidentit këmbësoret pësojnë lëndime trupore, dërgohen në Emergjencën e spitalit të Prizrenit, ku pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi. Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të dyshimtin H.S i lindur në vitin 1994, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime të lehta trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili urdhërojë që rasti shkon në procedurë të rregullt dhe dërgohet në Gjykatën për Kundërvajtje .

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat