Pas përfundimit të “Karabashit”, Prizreni mbulohet nga mbeturinat

Prizreni

Pas përfundimit të “Karabashit”, Prizreni mbulohet nga mbeturinat

Më: 6 maj 2022 Në ora: 00:28
Prizreni

Ashtu si në shumicën e tubimeve, edhe sot qytetarët janë treguar të pakujdesshëm në hedhjen e mbeturinave vend e pavend.

Në qytetin e Prizrenit ka filluar sot shënimi i Shën Gjergjit, që ndryshe qytetarët e Prizrenit i thonë “Karabash” (Kryezi) pranë tyrbes së Karabashit.

Mirëpo me përfundimin e ditës së sotme, mediat lokale në Prizren kanë transmetuar pamje që askush nuk dëshiron t’i shohë.

Mbeturina të shpërndara gjithandej në njërin prej qyteteve më të bukura dhe më të vizituara të shqiptarëve.

Ndryshe, kjo ngjarje bëhet për të shënuar përfundimin e dimrit dhe fillimin e verës.

Festa fillon më 5 maj, dhe vazhdon deri më 15 maj.

Festimet karakterizohen me lojëra të shumta, me fluks të madh të njerëzve në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi të lashtë.

Gjurmët e kësaj feste shkojnë larg në lashtësinë ilire, atëherë kur njerëzit besonin në shumë perëndi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat