Zgjedhjet e brendshme të AAK-së, Haradinaj: Garë e nxehtë zgjedhore në Prizren

Prizreni

Zgjedhjet e brendshme të AAK-së, Haradinaj: Garë e nxehtë zgjedhore në Prizren

Më: 22 maj 2022 Në ora: 13:29
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme të partisë në Prizren, aty ku është i pranishëm edhe kryetari AAK, Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi të bërë në Facebook, tha se është duke u zhvilluar një garë e nxehtë në këtë komunë për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së AAK-së.

“Garë e nxehtë zgjedhore në Prizren. Aleanca më e mobilizuar se asnjëherë, me numrin më të madh të nëndegëve dhe me mbi njëmijë pjesëmarrës në procesin e brendshëm zgjedhor. Uroj shumë sukses për të gjithë ata që do të marrin besimin për udhëheqjen e Aleancës në kryeqytetin tonë historik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

AAK-ja sot e përmbyll procesin e zgjedhjeve të brendshme në Prizren, Ferizaj, Pejë, Malishevë dhe Obiliq, për Këshillat Drejtuese dhe kryetarëvë të degëve.

Gara në Ferizaj e Prizren ka filluar në ora 10, pëjnë punimet që prej orës 10, ndërkaq në Pejë, Malishevë e Obiliq, kuvendet zgjedhore do tëmbahen prej orës 14, përkatësisht 17 dhe 18.

Deri më tani, degët e Aleancës në Gjakovë, Rahovec e Deçan, kanë zgjedhur kryetarët e rinj dhe këshillat drejtuese.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat