Totaj vazhdon fushatën: Puna e mirë në 4 vjet është garanci për projekte të mëdha në mandatin e dytë

Prizreni

Totaj vazhdon fushatën: Puna e mirë në 4 vjet është garanci për projekte të mëdha në mandatin e dytë

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 22:24
Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vijon takimet dhe tubimet nëpër gjithë komunën, duke prezantuar rezultatet e punës së 4 viteve të fundit dhe vizionin për projekte të mëdha në mandatin e ardhshëm.

“Në këto zgjedhje po matemi me të arriturat tona dhe vizionin e projekteve të mëdha për mandatin e dytë.

Nga Pirana e në çdo anë të Prizrenit po ndihet fryma e fitores më 12 tetor. Vazhdojmë pa u ndal!” – tha Totaj.

Tubimet e vazhdueshme tregojnë mbështetjen e fuqishme qytetare dhe energjinë pozitive që po shoqëron fushatën drejt mandatit të dytë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat