Totaj premton transport e barna esenciale falas për pensionistët

Prizreni

Totaj premton transport e barna esenciale falas për pensionistët

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 21:17
Shaqir Totaj gjate takimit

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidat edhe për një mandat nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj ka premtuar transport urban falas për pensionistët.

Ndër premtimet që ka dhënë ai për këtë kategori kanë qenë edhe barna esenciale pa pagesë.

“Në takimin me pensionistët u zotova për transport urban pa pagesë, lehtësime në shërbime shëndetësore, barna esenciale pa pagesë dhe mjekun kujdestar në ordinancën e shoqatës së tyre!

Kujdesi ndaj më të moshuarve dhe pensionistëve të Prizrenit, si shtyllat e shoqërisë sonë, që kanë dhënë kontribut të madh ndër vite, janë prioritet i yni i veçantë në mandatin e dytë 2025-2029”, ka shkruar Totaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat