Totaj emëron dy drejtorë të LDK-së në Prizren

Prizreni

Totaj emëron dy drejtorë të LDK-së në Prizren

Më: 14 janar 2026 Në ora: 15:20
Shaqir Totaj

Shaqir Totaj po vazhdon me emërimet e drejtorëve në Prizren.

Kryetari i Prizrenit ka emëruar dy drejtorë nga LDK sot në dy drejtori përkatëse. Florent Ukaj është emëruar drejtor i Urbanizmit, ndërsa Ajlin Shishko drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.

“Sot emërova Ajlin Shishkon në pozitën e Drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Florent Ukajn në pozitën e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Nesër vazhdojmë me emërime të tjera, me qëllim të kompletimit të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit” shkruan Totaj në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat