Rruga e re në Therandë ngushtohet për 110 metra, shkak pronat privat

Prizreni

Rruga e re në Therandë ngushtohet për 110 metra, shkak pronat privat

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 10:33
Rruga

Por, duket se projekti do të fillojë me probleme, pasi, në një pjesë të rrugës, aty ku gjendet vendi arkeologjik “Hisar”, në një gjatësi prej 110 metrash rruga do të ngushtohet për shkak të një prone private si dhe për shkak të këtij vendi arkeologjik.

“Hisar”-i nuk mund të preket nga ndërtuesit pasi është kompleks arkeologjik i mbrojtur.

Nënkryetari i Komunës së Therandës, Rexhep Kuçi thotë që do të ishte procedurë e gjatë për shpronësimin e këtyre dy pronave, kështu që projekti që po financohet nga Ministria e Infrastrukturës do të fillojë zbatimin së shpejti.

Kuqi: 110 metra do të jetë rruga e ngushtë

“Projekti është hartuar nga kompania e cila është e kontraktuar nga komuna jonë dhe punët do të fillojnë së shpejti, pasi që tenderët para dy javësh - që janë shpallur - duhet pritur procedu rat e rregullta që janë. Gjatësia e rrugës që do të bëhet është afër 900 metra nga shenja e komunikacionit që tregon hyrjen në Therandë e deri në 50-60 metra në kthesën e Mushtishtit. Do t’i ketë dy rrethrrotullime, një tek kthesa për Mushtisht dhe një tek kthesa për Zonën Industriale. Do të ketë katër kursi ... Është një pjesë që na mbetet diku rreth 110 metra, një fyt i ngushtë që është për shkak të lokalitetit, që është lokalitet i mbrojtur – Hisari - në anën e djathtë, kurse në anën e majtë janë prona private dhe për të marrë një pronë privatë janë proceduara mjaft të mundimshme dhe na marrim kohë, e që ne nuk kemi kohë të presim pasi që është investim i Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Kuçi.

Kuçi, për KosovaPress thotë se ky ngushtim rruge nuk do të paraqesë ndonjë problem te madh, s sepsepas 100 metrave do te jetë rruga me katër korsi.

Ai tha se projekti llogaritet të kus htojë rreth 800 mijë euro.

Kuqi: Projekti do të jetë në vlerë 800 mijë euro

“Megjithatë, besojmë që nuk paraqet problem në fytin e ngushtë prej 100 metrave, pasi që nën atë veç janë katër korsi dhembi shenjën e komunikacionit bëhen katër korsi në drejtim të Prizrenit. Është një investim diku rreth 800 mijë euro. Do të kryhet në dy faza, ështëshumë e mirëpritur për komunën tonë një ndihmë kaq e madhe që po bëhet, pasi që komunës tonë imbeten mjaftë rrugë të tjera nëpër vendbanime të veta që i ka. Ne si qeveri lokale e kemi të shënuar këtë si vend arkeologjik - Hisarin - dhe me qëllim nuk kemi tentuar me prish ose me gërmuar në drejtim të asaj pjese edhe ashtu është pjesë shumë thepisur qe del shumë punë. Ne e dimë që ai vend është nën mbrojtje dhe për atë nuk e kemi prekur”, tha Kuçi.

Komuna e Therandës është një ndër komu nat që ka më së shumti komplekse arkeologjike. Vendbanimet në këtë lokalitet datojnë që nga Koha e Neolitit. Si loaklitet i pasur arkeologjik është edhe Hisari, që gjendet pranë magjistrales Suharekë-Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat