Ngritët aktakuzë kundër zyrtarit që punësonte individë pa kritere ligjore

Prizreni

Ngritët aktakuzë kundër zyrtarit që punësonte individë pa kritere ligjore

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 12:16
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër SH.B, zyrtar në Komunën e Suharekës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se SH.B. në periudhën kohore gjatë vitit 2014-2015 dhe 2015-2016, në Suharekë, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllimi që t’u mundësojë përfitim personave tjerë, duke i punësuar disa persona pa i respektuar kriteret ligjore.

“Në veprimet e SH.B. sipas aktakuzës manifestohen  elementet e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 nën paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë nga neni 222 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat