Nisma: Në Prizrenin e qeverisur nga Ramadan Muja, ka lagje me 300 shtëpi , që ujë të pijës fare nuk kanë

Prizreni

Nisma: Në Prizrenin e qeverisur nga Ramadan Muja, ka lagje me 300 shtëpi , që ujë të pijës fare nuk kanë

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 11:47
ilustrim

Edhe kjo ndodhë! Kur është në pyetje uji i pijes si një ndër nevojat më esenciale për jetesë, nuk ka alternativë qeverisja e Prizrenit dhe i denuari Ramadan Muja. Sigurisht se janë tejet të zënë me rehabilitimin e militanteve partiak, nëpër borde e institucione të ndryshme këtu në Prizren dhe gjetiu. Kjo parti ( PDK ), tani si duket e ka hallin se si të gjejnë një personazh të ri të sojit “Grabovcian”, në mënyrë që të vazhdohet aty ku ka ngecur  në gjysmë projekti i tij.

Lagjja e policëve po i thonë, saktësisht tek trafa  italiane në arbanë, tashmë shtrihen së paku 300 shtëpi, shtëpi këto që ujë të pijes  kurrë nuk kan pasur dhe akoma vazhdon të mos kenë. Pra e tërë kjo lagje e cila gjindet ne lagjen Arbana, rruga “Beteja e Pashtrikut”, nuk posedon ujë të pijes dhe për ta vërtetuar këtë mundet me dal në teren, drejtori tashmë  i ri i  klanit të Ramadan Mujes.

Krejt kjo, jo për shkak të reduktimeve të ujit, porse në këtë lagje as që është instaluar ujësjellësi i qytetit  ndonjëherë, ose  mund  të  jetë  instaluar  pjesërisht. Mirëpo kjo tani për tani nuk ka shumë rëndësi ngase kjo mund të vërtetohet në terren, por ajo që është e rëndësishme të shpërfaqet, është se, kjo lagje tash e sa vjet po ballafaqohet me mungesën e nevojave  esenciale  dhe  themelore  për  jetesë  dhe se për banorët e kësaj  lagje, ky problem  është  bërë  tashmë  rutinor.

Neni 17, i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, thot se komunat kanë kompetenca të plota sa i përket interesit lokal, në kontekst të ofrimit të shërbimeve publike dhe komunale,  përfshirë  këtu edhe  furnizimin  me ujë. Kush e mohon një investim të tillë në  këtë  lagje, i cili është tejet i domosdoshëm, në mënyrë që këta banor të kësaj lagje të mos privohen nga e drejta elementare për  jetesë,  siç është uji i pijes, deklarohen banoret e lagjes Arbana. Ata po ankohen se janë lënë pas dore, ngase pushteti lokal në krye me të denuarin Muja, prej vitesh e ka anashkaluar këtë problematikë.

Për të tilla probleme, jo pak herë ka ankesa nga banorët e kësaj lagje të Prizrenit, mirëpo këto vazhdimisht kanë hasur në vesh të shurdhër nga pushteti komunal dhe për këtë këshilltarët e “NISMA”-s ne Kuvendin Komunal, do ta ngrehin si çështje urgjente e cila duhet te zgjidhet, sepse është më e patolerueshme që më shumë se 300 shtëpi te mos kenë  fare ujë në  këtë  kohë.    

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat