Hapet fabrika e kartonëve në Prizren

Prizreni

Hapet fabrika e kartonëve në Prizren

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 17:23
Hapja e fabrikës së kartonëve

Sot në Prizren është hapur fabrika e kartonëve “Kosova pack”.

Në hapjen e kësaj fabrike, u vlerësua se “Kosova pack”  do të ketë rol të rëndësishëm për qëndrueshmërinë ekonomike në këtë rajon dhe po ashtu për krijimin e vendeve të reja të punës. Investimet në “Kosova pack” fillimisht janë mbi 1 milionë euro.  

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria e Kosovës ka bërë shumë përpjekje që gjatë këtij mandati qeveritar të përmirësojnë ambientin e biznesit. Bajrami beson që këtë përmirësim të ambientit të biznesit e kanë ndier të gjithë. Sipas saj, përmirësime ka pasur sa i për reformës fiskale, duke krijuar taksa të favorshme për prodhuesit.

Bajrami: Kjo fabrikë po dëshmon se në Kosovë po prodhohet

“Ndërmarrjet janë vetë koha jonë, veçanërisht për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Unë ju përgëzoj dhe kam kënaqësinë që sot të jam në përurimin e një fabrike të tillë, e cila siç u shpreh parafolësja në historikun e saj ka pasur shumë peripeci dhe pavarësisht sfidave nuk është dorëzuar as një herë, por ka ardhur deri këtu. Sot këtu produkte që po i shohim parasë gjithash na japin me kuptuar se Kosova po ndodhë prodhim.D.M.Th. ne nuk jemi peng as i Asociacionit, as i Demarkacionit, as i çfarë do teme tjetër politike, por janë këta afaristë të cilët me të vërtet po ecin, po bëjnë progres, po krijojnë vende të reja të punës”, tha ministrja Bajrami.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja këtë ngjarje e konsideroi mjaft të rëndësishme për komunën të cilën e drejton.

Muja tha se ekonomisë së Prizrenit po i shtohet edhe një fabrikë me punësim të një numri të konsiderueshëm punëtorësh, numër që do rritet edhe në të ardhmen.

Muja: Ekonomisë së Prizrenit po i shtohet fabrike me punësim të një numri të konsiderueshëm punëtorësh

“Është një moment i veçantë, ngase ekonomisë së Prizrenit po i shtohet edhe ky objekt me punësim të një numri të konsiderueshëm punëtorësh, numër që do rritet sigurisht edhe në të ardhmen. Mua më vjen mirë dhe ndijë kënaqësi të veçantë që po zhvillohet ekonomia e Prizrenit me hapat e përshpejtuara, ngase i ka kushtet qyteti i Prizrenit, Zoti ia ka falë pozitën strategjike që e ka shekuj me radhë, mileniume me radhë sidomos kohëve të fundit kur pran qytetit të Prizrenit po kalon autostrada e rëndësisë së madhe ekonomike”, tha Muja.

Ndërsa, Nikolin Jakaj kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, tha se dy qeveritë shqiptare me gjithë reformat e tyre,  duhet të krijojnë lehtësira për bizneset në kufi.

Sipas tij, me rikthimin e prodhimit kthehet integriteti dhe dinjiteti i sipërmarrësve vendor.

Jakaj: Kjo fabrikë sjell qëndrueshmëri dhe integritet në ekonominë e Kosovës

“Unë jam i sigurt që dialogu dhe debati, partneriteti i sipërmarrjes private me publikun nuk sjellë gjë tjetër veçse pozitivitet, sjell suksese, sjell iniciativa të reja dhe mundëson që të ketë një qëndrueshmëri dhe një integritet në ekonominë e Kosovës”,  tha Jakaj. 

Drejtori i “Kosova pack”, Tafil Kalimashi tregoi për vlerën e investimeve që janë bërë dhe që do të bëhen në të ardhmen në këtë fabrikë.

Kalimashi: Investimet në “Kosova pack” rreth 1 milionë euro

“Investimi kryesor i kompanisë “Korabi” dhe “Kosova pack” si njësi e saj nga vendi bazë, ndërtimi, makineria dhe teknologjia përfshinë në vlerë afërisht diku 1 milionë euro. Kjo është vetëm pjesa e parë, kurse pjesa e dytë e përpunimit do të zhvillohet në një afat jo të largët dy vjeçare ku do të blihet edhe teknologjia e re e përpunimit të mëtutjeshëm, pra ato çfarë i kërkon tregu”,  tha Kalimashi.

Në përurimin e kësaj fabrike përveç përfaqësuesve institucional, morën pjesë edhe biznesmenë të shumtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat