Nisma: Riciklimi i qeverisë Muja, vazhdimësi e krimit të organizuar

Prizreni

Nisma: Riciklimi i qeverisë Muja, vazhdimësi e krimit të organizuar

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 13:48
Ilustrim

Dega e Nismës për Kosovën në Prizren ka publikuar një kumtesë me të ciklën kritikon pushtetin aktual në këtë qytet.

Sipas kumtesës, mungesa e vizionit dhe e profesionalizmit që po përcjellë qeverinë e ricikluar të të dënuarit Ramadan Muja në Prizren, po vazhdon të dëmtojë buxhetin e Prizrenit, po vazhdon të rrit hallet dhe telashet e qytetarëve në përditshmërinë e tyre tashmë edhe ashtu të mundimshme.

Investimet në infrastrukturë pa kritere, e pa standarde dhe shumë dobët të realizuara nga ndërmarrje të papërgjegjshme, e të afërta këto me parapolitikën e partisë në pushtet, thotë kumtesa, bënë që qytetarët të jenë shpeshherë të atakuar në shumë forma, siç është duke ndodhur ditëve të fundit, ku shumë punime janë duke u bërë nëpër rrugë dhe lagje të Prizrenit dhe si rrjedhojë e tyre, qytetarët me orë dhe ditë të tëra rrinë pa ujë të pijes, energji elektrike dhe telashe te mëdha në qarkullimin rrugor.

Kumtesa thotë se sëmundja e tenderomanisë vazhdon ta përcjellë qeverisjen komunale në Prizren, në të gjitha poret e jetës, si në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi e të tjera, ku vazhdohet me abuzimin e taksave të qytetarëve, taksa këto prej të cilave bëhen investime jo cilësore, pa pranim teknik dhe të parealizuara sipas projektit të paraparë.

Krimi urbanistik që nuk ka të ndalur në komunën e Prizrenit, është kulmi i dëmit që po i bëhet komunës së Prizrenit, ku shumë e shumë gjenerata të reja me dekada të tëra, do t’i vuajnë këto pasoja, përfundon kumtesa./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat