Rrëfehet xhaxhai i 16-vjeçares: Hydajeti s’kishte për qëllim ta lëndonte por edukonte mbesën

Prizreni

Rrëfehet xhaxhai i 16-vjeçares: Hydajeti s’kishte për qëllim ta lëndonte por edukonte mbesën

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 17:18
Xhafer Bytyqi

Xhafer Bytyqi, xhaxhai i 16-vjeçares nga Rahoveci, ka treguar historinë e vëllait të tij, Hydajetit, i cili kishte rrahur mbesën para oborrit të shkollës.

Xhaferi ka treguar se Hydajeti s’kishte për qëllim ta lëndonte mbesën e tij, por ta edukonte vajzën e vëllait, e cila kishte munguar në shkollë dhe kishte qëndruar nëpër lokale të ndryshme.

Sidoqoftë, Xhafer Bytyqi, i cili është edhe asamblist i PDK’së dhe arsimtar në shkollën ku mëson edhe mbesa e tij, ka treguar se asnjëherë më parë s’ka pasur dhunë ndaj vajzës së vëllait.

“Duke u distancuar nga dhuna, u them miqve të mi, të cilëve u kam borgj këtë publikim se ndaj Shkurtës, përveç rastit të përshkruar më lartë asnjëherë tjetër nuk është ushtruar dhunë. As para as pas rastit. Ajo ende nuk e ka hapur dhuratën që xhaxhai i saj Hidajeti ja ka sjellur nga Gjermania. Familja ime do të jetojë ndershmërisht dhe në paqe ashtu siç ka jetuar deri tani pavarësisht nga situata të cilën po e kalojmë”, ka treguar Xhaferi, në një reagim të gjatë.

Pastaj, ka sqaruar edhe raportet e vëllait të tij me mbesën, të cilën e kishte rrahur në dyert e shkollës dhe ishte xhiruar nga një kamerë amatore.

“Hidajeti kishte marr dy nipa të klasës së nëntë për ti qerasur me pije në Ratkoc. Ndërkohë kishin vendosur që të shkonin në lokal ku i kishin thënë se rrin Shkurta. Me të hyrë takohet me të. I thotë që të shkojë në shtëpi me të. Ajo e refuzon duke kërkuar që të qëndrojë në lokal deri sa të vijë autobusi dhe do të kthehej me autobus. Pas një konflikti verbal Hidajeti, pavarësisht vullnetit të tij e godet me shuplakë pas së cilës Shkurta rrëzohet në tokë. Më shumë nga tentimi për t’iu shmangur goditjeve tjera se sa nga forca goditëse. Ai, i nervozuar e godet disa herë me shqelm, megjithatë duke mos tentuar ta dëmtojë. Edhepse në videoregjistrim rrafja duket mjaft mizore, këtë që e them unë e arsyeton fakti se Shkurta nuk ka pësuar asnjë lëndim nga ato goditje dhe nuk ka asnjë shenjë të dukshme”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, ndaj këtij rasti, kanë reaguar të gjitha institucionet e drejtësisë. Kanë kërkuar që personi që ka goditur fëmijën të merr dënimin e merituar.

Lexojeni të plotë reagimin e Xhafer Bytyçit:

JOPROFESIONALIZMI GAZETARESK, POLITIZIMI I NGJARJES DHE E VËRTETA NË ÇËSHTJEN E MBESËS TIME SHKURTE A. BYTYQI

Gjithmonë kam qenë person që gjërat-zhvillimet e mira i kam ndarë me miq e shokë kurse të këqijat jam munduar ti përballoj vetë bile edhe të marr barrë nga të këqijat që ju kanë ndodhur të dashurve të mi.

Pas ngjarjes së ndodhur në familjen time, publikimit dhe hyrjes në institucionet shtetërore, keinterpretimit dhe politizimit nga portalet dhe mediet televizive, pas shqetësimit të miqve dhe dashamirëve të mi, disa prej të cilëve më kontaktuan drejtpërdrejtë e disa e shprehën shqetësimin e tyre në mënyrën e vet, këtë ngjarje po e ndaj publikisht me ju. Njëkohësisht i falenderoj të gjithë ata që e përjetuan me shqetësim këtë ngjarje dhe e ndanë brengën me mua dhe familjen time.

Gjithmonë e kam thënë me krenari se kam qenë nxënësi më i keq në familje edhepse kam qenë nxënës i shkëlqyeshëm. Këtë e dijnë dhe mund ta konfirmojnë mësuesit e mi, profesorët e shkollës së mesme, profesorët universitar të nivelit bazik dhe MASTER.

Në 13 gjenerata nxënësish me të cilët kam punuar deri tani, rerspektin dhe falenderimin e tyre e ndjej çdo ditë nga sjellja dhe respekti i tyre ndaj meje, me ndershmërinë më të madhe dhe më rezultate të larta e kanë përfunduar shkollën e mesme, aty ku punoj unë, 5 mbesa dhe një nip. Nipi është para diplomimit në fakultetin e gjeodezisë, njëra mbesë është para diplomimit të masterit të ekonomisë, një tjetër ka diplomuar në ekonomi, një tjetër vazhdon studimet, dy të tjera, të shkëlqyeshme në të mesmen, pritet të fillojnë studimet.

E VËRTETA MBI NGJARJEN

Fillimisht dua të shpreh krenarinë time për faktin se në familjen dhe në lagjen time devijantët dallohen si delet e zeza. Gjithmonë kemi qenë njerëz me prirje për arsimim, kulturë, moral të pastër dhe punëtor.

Shkurta është fëmija i parë në familjen time që nuk ka treguar interesimin dhe vëmendjen e nevojshme për mësim dhe shkollim edhepse nuk i mungon intelegjenca e nevojshme. Ajo, si e vogël, disa muaj u përball me një sëmundje pas të cilës filloi të përkdhelej më shumë se sa duhet nga familjarët. Këtë përkëdhelje e kam kritikuar që atëherë.

Duke u ndjerë e përkëdhelur, Shkurta që nga klasa e shtatë filloi të jepte sinjale devijante megjithatë, përveç përpjekjeve shumë njerëzore dhe edukative nga të gjithë anëtarët e familjes, asnjëherë nuk është përballuar me as më të voglën situatë të dhunshme.

Me kalimin, në nivelin e mesëm të shkollimit Shkurta u ndje më e pavarësuar nga familja duke u dhënë pas argëtimeve më shokë e shoqe pavarësisht faktit që unë isha xhaxhai dhe njëri ndër profesorët e sajë. Dhjetëra herë, me forma të ndryshme edukative, u përpoqa që ta orientoj në rrugë të drejtë edukativo-arsimore. Fatkeqësisht të gjitha përpjekjet e mia ashtu si edhe të tërë familjes rezultuan të pasuksesshme.

Klasën e dhjetë e kaloi me nota minimale pozitive, disa prej të cilave jomeritore pasi që disa kolegë të mi e kishin notuar pozitivisht jo për shkak të ndërhyrjes time por për shkak të respektit që kanë ndaj meje. Me fillimin e klasës së njëmbëdhjetë Shkurta vazhdoi të devijojë në nivele të papranueshme për familjen time. Gjatë një muaji e gjysmë ka prezentuar në më pak se 20 orë mësimore. Tërë kohën e ka kaluar në dy kafiteritë afër shkollës. Ndërkohë e ka humbur respektin edhe ndaj meje duke kaluar në atë nivel sa edhe me prezencën time në shkollë por edhe në orët mësimore që kishte me mua, të mungojë dhe të dëfrehet nëpër lokale. Gradualisht filloi përdorimin edhe të pijeve alkoolike. Disa profesorë e konfirmuan se në orët e tyre ka shkuar në gjendje të dehur. Të shtunën e kaluar, më 8 tetor, policia na lajmëroi se dyshohet se Shkurta është përfshirë në një skandal në lokalin poshtë shkollës ky ishte përfshirë në një ndejë më pije alkoolike dhe me dyshimin se dikush i kishte hudhur substanca të ndaluara në pije.

Të gjitha këto situata i duskutuam e pleqëruam me familjen e gjërë. Erdhëm në përfundim se shkurta nuk është e interesuar për mësim. Bisedova me Shkurtën rreth një orë dhe i thash se ka dy rrugë; ose të bënte kthesë në rrugën e duhur ose ta ndërpresë mësimin sepse familja jonë nuk duron gjëra të tilla. Më premtoi se nuk do të bëjë mungesa, nuk do të dal në kafiteri, do të distancohet nga shoqëria e keqe dhe do të merr nota meritore.

Nga e hëna deri të mërkurën iu përmbajtë premtimit. Të enjten në mëngjes vëllai i madh Ajeti, babai i Shkurtës, më tha që t’ia ndërpresë shkollimin pasi ai nuk kishte kohë të merrej me atë punë. Unë ia tregova premtimin që më kishtë dhënë Shkurta dhe i thash se nëse do ta mbante premtimin unë do ta përkrahi në rrugën e shkollimit, nëse devijon prap, sipas pajtueshmërisë edhe të Shkurtës do ti ndërpritet shkollimi. Një orë më vonë vëllai tjetër Hidajeti më lutet ti tregoj nëse Shkurta del në lokale me arsyetimin se ajo po e gënjen duke i thënë se nuk po del në lokale. Afër orës 15 shkova në shkollë, pyeta për Shkurtën. Më thanë se në orën e parë ka qenë në lokal e edhe tani në orën e tretë është në lokal.

E thirra nipin tim Shabanin. I thashë që ta merr dajën Hidajet dhe të vijnë ta marrin Shkurtën në lokal dhe ta qojnë në shtëpi. Më tha;- Jo se daja është i nervozuar me të dhe mos po e rrahë. U pajtova. Shkova në lokal, e mora Shkurtën dhe e dërgova në shkollë. I thash se jemi marr vesh se nëse ju kthehesh lokaleve duhet ta ndërpresësh shkollimin? Më pohoi me kokë. I thash që ta merrte çantën dhe të shkonte në shtëpi. Fatkeqësishtë ajo prapë kishte shkuar në lokal.

Hidajeti kishte marr dy nipa të klasës së nëntë për ti qerasur me pije në Ratkoc. Ndërkohë kishin vendosur që të shkonin në lokal ku i kishin thënë se rrin Shkurta. Me të hyrë takohet me të. I thotë që të shkojë në shtëpi me të. Ajo e refuzon duke kërkuar që të qëndrojë në lokal deri sa të vijë autobusi dhe do të kthehej me autobus. Pas një konflikti verbal Hidajeti, pavarësisht vullnetit të tij e godet me shuplakë pas së cilës Shkurta rrëzohet në tokë. Më shumë nga tentimi për t’iu shmangur goditjeve tjera se sa nga forca goditëse. Ai, i nervozuar e godet disa herë me shqelm, megjithatë duke mos tentuar ta dëmtojë. Edhepse në videoregjistrim rrafja duket mjaft mizore, këtë që e them unë e arsyeton fakti se Shkurta nuk ka pësuar asnjë lëndim nga ato goditje dhe nuk ka asnjë shenjë të dukshme.

Njëri nga nipat ishte vëllai i Shkurtës. Ata nuk kan marr pjesë në rrafje siç raportojnë mediat. Ata vetëm e ndihmojnë Hidajetin që ta fusin në makinë Shkurtën.

Gjatë kësaj kohe unë isha në orë mësimore. Ndërkohë vjen një nxënëse dhe më lajmëron për ngjarjen. Dola me shpejtësi por derisa dola e pashë makinën tek shkonte në shtëpi.

Pasdarken e kaluam bashkë e tërë familja. As që u bisedua për këtë rast derisa nuk u publikua në portale videoregjistrimi për të dhënë efektin që tashmë dihet publikisht.

Duke u distancuar nga dhuna, u them miqve të mi, të cilëve u kam borgj këtë publikim se ndaj Shkurtës, përveç rastit të përshkruar më lartë asnjëherë tjetër nuk është ushtruar dhunë. As para as pas rastit. Ajo ende nuk e ka hapur dhuratën që xhaxhai i saj Hidajeti ja ka sjellur nga Gjermania. Familja ime do të jetojë ndershmërisht dhe në paqe ashtu siç ka jetuar deri tani pavarësisht nga situata të cilën po e kalojmë.

JOPROFESIONALIZMI GAZETARESK DHE POLITIZIMI I NGJARJES

Populli thotë;- Jepi pushtet të tregon se kush është. Tek ne, në fshat thuhet;- Traktorin shtine-fute në lavër-lëvrim, ja qet harpallakun – i shihet forca. Unë mendoj se ne kur përballemi me vështirësi tregojmë se kush dhe çka jemi.

Me tu publikuar videoregjistrimi disa portale filluan të shpërndanin lajme të trilluara, pa u marrë seriozisht me ngjarjen por duke u bazuar në thashetheme. Disa theksuan emrin tim edhe si ushtrues i dhunës mbi Shkurtën. Kishin intervistuar drejtorin e shkollës “12 Maji” i cili u kishte thënë se shkurtën e ka rrahur “xhaxhai i sajë” duke menduar për vëllaun tim Hidajetin, gjithashtu u kishte thënë se “xhaxhai i Shkurtës” është profesor në shkollën tonë. Gazetarët nuk kanë kuptuar që bëhet fjalë për dy persona. Njëkohësishtë thanë se unë nuk kam pranuar të deklarohem rreth ngjarjes.

Me përgjegjësi të plotë morale e njerëzore e theksoj se asnjë medie apo portal nuk ka kërkuar nga unë asnjë prononcim edhepse kanë pasur mundësi kontaktimi. E për të mos u mjaftuar me joprofesionizmin e treguar disa portale edhe e politizuan ngjarjen siç është rasti i portaleve të cilët duke e dhënë fotografinë time raportuan se;- “Asambleisti i PDK-së i përfshirë në dhunën ndaj mbesës së tij të mitur”.

Unë e kuptoj se këto portale janë krijuar për qëllime politike e jo për qëllime profesionale prandaj nuk do të më qudiste fakti i ndonjë keqinterpretimi të vogël por të tentoshë ta invollvoshë dikë në vepër penale sidomos në këtë rast kur ka videoregjistrim dhe gjërat duken qartë.

Portalin periskopi nuk di kush e udhëheq por portali RAHOVECPRESS, duke qenë portal i Rahovecit e duke e ditur se disa prej tyre e kanë edhe personalisht numrin tim të telefonit, raportuan disa herë rreth ngjarjes e nuk morën angazhim që njëherë të kontaktojnë me mua. E di që ky portal është mbështetës i AAK-së dhe se i pengojnë njerëzit e suksesshëm të PDK-së por nuk kam çfarë t’ju bëj. Derisa të arrijë të qëndrojë vertikalisht, të kam vullnet dhe mundësi të jap kontribut për bashkëqytetarët dhe bashkëkombasit e mi, do të vazhdoj pa hamendje. Derisa mund të jap kontribut, padyshim që do ta kam edhe përkrahjen e tyre për të qenë përfaqësues i bashkëqytetarëve të mi. Ata nuk më gjykojnë nga shkrimet e portaleve por nga veprimet e mia prandaj i falenderoj të gjithë ata që besojnë tek unë, tek vullneti im dhe tek puna ime.

Në mua, mund të ankohen vetëm familja ime kohën e të cilëve po “e vjedhi” për t’ua kushtuar bashkëqytetarëve të mi. Fatmirësisht ata, familja ime, më përkrahin dhe janë motivimi im për të vazhduar në jetën publike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat