Aktakuzë ndaj dy personave zyrtarë në Prizren për keqpërdorim të pozitës

Prizreni

Aktakuzë ndaj dy personave zyrtarë në Prizren për keqpërdorim të pozitës

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 16:08
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur sot aktakuzë kundër dy të pandehurve, S. A., dhe H. Z., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, të pandehurit gjatë periudhës kohore 29 prill 2015 deri  8 maj 2015, në cilësi të personave  zyrtar,  duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit personit tjetër, dhe seriozisht ia kanë shkelur të drejtat personit tjetër, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Me këto veprime dy të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar”, thuhet në një komunikatë nga Prokuroria e Shtetit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat