UPZ lidh marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Ambientit

Prizreni

UPZ lidh marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Ambientit

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 15:22
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes së cilës studentët do të kenë mundësi të bëjnë praktikë në këtë Ministri, por edhe t’i shfrytëzojmë parqet nacionale, sepse, siç tha Rektori i UPZ, Ramë Vataj “ne kemi një program i cili është unik në Kosovë”.

Ai shtoi se kjo shkon në funksion të hapjes së drejtimeve të reja në Fakultetit e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ.

“Studentët përveç që do të kenë mundësi të bëjnë praktikë, ne do të kemi mundësinë që Ministrisë t’i ofrojmë konsulencë, apo pjesëmarrje aktive të legjislacionit për fusha të caktuara, me të cilat Universiteti ka kompetencë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së ministrit të MMPH-së, Ferat Shala, e falënderoi Vatajn për gatishmërinë e pritjes së bashkëpunimit që të rritet shkalla e bashkëpunimit në nivel zyrtar.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po konkretizon marrëveshjet të cilat do të hapin shteg të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërinstitucional, ku shkenca dhe menaxhimi do të jenë pjesë përbërëse e planifikimit tonë, ku shkenca dhe rinia do të jenë ata që do të dhënë kontributin maksimal jo vetëm në përgatitjen e tyre, por edhe në dhënien e vlerave shkencore dhe akademike në bashkëpunimin ndërinstitucional, në fushën e menaxhimit të parqeve të planeve urbane dhe shumë sfera tjera që ky universitet ka në kuadër të vet kapaciteteve shkencore akademike”, ka thënë Shala.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat