Opozita në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka shënuar një performancë shumë më të mirë gjatë vitit 2016 në këtë institucion krahasuar me përfaqësuesit e pozitës në nëntë shtylla të vlerësimit përmes “Fletënotimit” të realizuar nga Institutit Demokratik të Kosovës.
Ndërkaq anëtarët e Kuvendit të Komunës me performancën më të mirë gjatë vitit që lamë pas del të jenë Drita Millaku nga LVV me 8.7 %, pasuar nga Mybera Mustafa nga LDK 7.2 % me dhe Arber Rexhaj nga LVV me 7.0 % .
Këto të dhëna u prezantuan sot nga përfaqësuesit e KDI-së, përmes një konference për media gjatë të cilës u shpalosën detajet e “Fletënotimit” për këtë komunë që përmban analizë dhe notim për punën individuale të 41 anëtarëve të këtij kuvendi komunal dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion për periudhën janar-dhjetor 2016.