Punëtori për trashëgiminë kulturore në Prizren

Prizreni

Punëtori për trashëgiminë kulturore në Prizren

Më: 31 janar 2017 Në ora: 08:30
Pamje nga Prizreni

Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK), i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë sot punëtori inovative të trashëgimisë kulturore në Prizren.

Në punëtori do të mblidhen të rinjë të cilët do të njihen me metoda inovative për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe me situatën aktuale të objekteve me rëndësi të madhe kulturore në qytetin e Prizrenit.

Prezantime do të ketë edhe nga përfaqësues të organizatës Trashëgimia Kulturore Pa Kufij, Kosovë dhe organizatës Ec Ma Ndryshe.

Pasdite, rreth orës 15:30 pjesëmarrësit do të vizitojnë xhaminë e Sinan Pashës dhe kishën e Shën Gjergjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat