Arbër Rexhaj: Vetëvendosje në Prizren ka futur panik në PDK dhe LDK, kemi 6 kandidatë për kryetar

Prizreni

Arbër Rexhaj: Vetëvendosje në Prizren ka futur panik në PDK dhe LDK, kemi 6 kandidatë për kryetar

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 17:23
Arber Rexhaj

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Arber Rexhaj, ka thënë se LVV po rritet dita dites, dhe kjo gjë ka futur panik tek partitë rivale kryesore.Të premten në emisionin “ Mirëmëngjesi” të Televizionit të Prizrenit, mysafir i ftuar ka qenë shefi i grupit të këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin e Prizrenit, Arber Rexhaj. Ai ka folur për aktivitetet brendapartiake të LVV-së me hapjen e pikave të reja në shumicën e vendbanimeve të komunës, dhe rrita jonë në prag të zgjedhjeve lokale ka futur panikë në partitë rivale PDK por edhe LDK, theksoi Arber Rexhaj.

Zyrtari Rexhaj, ka thënë më tej se, aktivistët e LVV-së po kërcënohen dhe po shantazhohen në vendet e tyre të punës, dhe ai ka kërkuar që një gjë e tillë të ndërpritet, sepse do të marrim masa për denoncimin e rasteve në organet kompetente. Arber Rexhaj, tha më tej se LVV ka qenë në pritje të përzgjedhjes së një kandidati të përbashkët të opozitës për kryetar të komunës në zgjedhje, mirëpo disa parti tashmë kanë përzgjedhur kandidatët e tyre, dhe edhe ne do të bëjmë një përzgjedhje të tillë nga 6 kandidatët aktual të cilët do t’i nënshtrohen procesit të votimit të brendshëm, bëri të ditur Ai.

Arber Rexhaj, gjatë emisionit ka folur edhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në komunën e Prizrenit…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat