Homazhe para dëshmorëve në Landovicë të Prizenit

Prizreni

Homazhe para dëshmorëve në Landovicë të Prizenit

Më: 6 mars 2017 Në ora: 14:09
Homazhe para dëshmorëve në Landovicë

Në kuadër të shënimit të 19-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, sot janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës, OVL e UÇK-së dhe qytetarë të cilët kanë nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

Gjatë këtyre homazheve u vlerësua lart kontributi i të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, për të cilët u tha se ishin ata që vendosen themelet e shtetit.

Ramadan Muja, kryetari i Komunës së Prizrenit, ka kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar  Adem Jashari dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë që kanë kontribuar  për lirinë e Kosovës.

Muja: Adem Jashari, sakrifikoi familjen për pavarësinë e Kosovës

“Këtu e 17 vjet më parë është zhvilluar lufta më e ashpër me armikun shekullor nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me hirojnë legjendar të kombit tonë Adem Jashari, i cili sakrifikoi jo vetëm vet vetën për çlirimin e vendit lirinë e  kombit tonë por edhe për pavarësinë . E sakrifikoi edhe familjen më të gjerë të Jasharajve. Ato monumente, shtëpitë e tyre të cilat kanë përjetuar granatime më të ashpra të një ushtrie barbare , gjenocidale, një ushtrie e cila ka luftuar edhe kundër popullit armë , popullit i cili e ka kërkuar si dritën e diellit lirinë dhe pavarësinë. Adem Jashari, me anëtarët e familjen e vet dhe me bashkëluftëtarët e vet gjithëandej Republikës së Kosovës por sidomos në Prekaz tregoi se kjo tokë ka zot e ka popullin shqiptar i cili ka mbirë nga kjo tokë”, tha Muja.

Image

Sejdi Krasniqi, nga Forca e Sigurisë së Kosovës,  e ka cilësuar vend të shenjtë kompleksion memorial të dëshmorëve, duke thënë se nga aty duhet gjetur motivi për të punuar për të ardhmen e vendit.

Krasniqi: Përkulemi para këtyre heronjve që sakrifikuan për lirinë tonë

“Këtu jemi për tu përulur para gjithë këtyre dëshmoreve , heronjve që në periudha të ndryshme kohore kanë kontribuar kanë derdh gjak dhe kanë dhënë jetën për këtë ditë. Por duke u përul gjithë herë para luftëtarëve , duke i respektuar gjithë veteranët që në periudha të ndryshme kanë kontribuar për këtë ditë. Kur jemi në këto vende të shenjët ne duhet të marrim motivin për të punuar për të ardhmen duke e kujtuar të kaluarën duhet të përkushtohemi më shumë për të ardhmen”, tha Krasniqi.

Selim Krasniqi, përfaqësues i veteranëve të luftës së UÇK-së në Prizren, ka thënë se shumë nga ata që sot i vizitojnë dëshmorët nuk e meritojnë as t’u afrohen këtyre varrezave.

Image

Krasniqi: Këtu ka njerëz që vijnë e nuk e  meritojnë të sillen rreth dëshmorëve

“Këtyre shokëve dhe bashkëluftëtareve të mij lavdi ju qoftë . Këta janë ata që sot na ecim të lirë. Se secili njeri që vjen këtu edhe sillet okolla tyre ai nuk meriton me ju afrua afër . Po për fat të keq kemi qëlluar kësi soji dhe të shkohet qysh në fund kjo. Po ma vonë do të ju bie në mend të rinjve që me bërë ato lojërat por këtyre lavdi ju qoftë. “, tha Krasniqi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat