Krusha e Madhe e Martirëve të mëdhenj!

Prizreni

Krusha e Madhe e Martirëve të mëdhenj!

Nga: Haki Latifi Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:31
Krusha e Madhe përkujton të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme me përmasa gjenocidi e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës. 

Në këtë fshat, nga forca e armikut, janë vrarë dhe masakruar mbi 400 civilë, 241 nga Krusha e Madhe, kurse të tjerët nga fshatrat përreth. 

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.

Ata ranë në altarin e lirisë për të qenë dëshmorë e martir të kombit. Me jetën, gjakun dhe veprën e tyre, ata i shtuan historisë sonë një faqe të re, një faqe të lavdishme e cila në kujtesën e brezave të ardhshëm do të jehojë zëshëm si porosi jetësore se si duhet jetuar e si duhet vdekur, duke mos pranuar robërinë.

Lavdi për nipin tonë të dashur Shani Fetah Hoti!

Lavdi për dhëndrin bacin Fetah Mehmet Hoti dhe gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Krushës së Madhe!

U qoftë i lehtë dheu i Dardanisë antike!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat