NISMA: Mbi tre milion euro investime në rrugën që e shfrytëzon vetëm një familje!

Prizreni

NISMA: Mbi tre milion euro investime në rrugën që e shfrytëzon vetëm një familje!

Më: 10 prill 2017 Në ora: 14:03
Rruga

Qeveria e të dënuarit për  krim dhe korrupcion Ramadan Muja në mungesë të guximit dhe vizionit, për të menaxhuar me paranë e qytetareve, mbi tre milion euro ka investuar në rrugen e cila e lidh lagjen “Arbana” dhe “Dardania”, e cila tash e sa vite e shfrytëzon vetëm një familje.

Investimet e pamatura dhe te pa analizuara mirë dhe që bëhen në saje të semundjes së “Tenderomanisë”, për shumë vite e shoqërojnë qeverisjen komunale në Prizren, e cila ditëve të fundit në theks të veçantë ka hapur shumë tendere për investime në fusha të ndryshme, deri sa në anën tjetër ka projekte që kanë filluar tash e tetë vjet dhe nuk kanë përfunduar, siç është rasti i shtëpisë së kultures në Zhur dhe në Hoqë të Qytetit.

Memorandumet për financime të përbashkëta ndermjet Ramaan Mujes dhe disa mininistrive nuk janë asgjë tjeter, përveç mashtrim i radhes, që praktikohen gjatë viteve zgjedhore. Zejtar, afarist dhe qytetar të Prizrenit me të drejtë shprehin revolten përmes peticioneve dhe protestave të ndryshme, lidhur me punimet që po i hap komuna e Prizrenit, pa i analizuar drejtë, ku po i pengon zhvillimn e bizneseve, veçanrisht në sheshin “Shatervan”, ku nga punimet që bëjnë kompanitë e papergjegjshme , lënë pa ujë lagje të tëra në qytet, siç është lagja qendrore e qytetit dhe lagja Tusus, të cilat tash e tri ditë janë pa ujë të pijes.

Të gjitha këto probleme dhe parregullësi që fatkeqësisht po e percjellin qytetarin e Prizrenit tash e sa vite, mund të ndalen vetëm me ardhjen e NISMES në qeverisje, të udhëhequr nga Zafir Berisha. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat