Vizitë informative “E ardhmja e Kampit Fushor në Prizren“

Prizreni

Vizitë informative “E ardhmja e Kampit Fushor në Prizren“

Më: 11 prill 2017 Në ora: 19:37
KFOR-i gjatë vizitës në Prizren

Përfaqësues të ndryshëm të lartë të Kosovës und të Republikës Federale të Gjermanisë  u takuan sot me udhëheqësit e Kontingjentit Gjerman të KFOR-it në Prizren, për të marrë një përshtypje reale rreth Kampit Fushor në Prizren, para se ai t’i dorëzohet UNMIK-ut në fillim të vitit 2019.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, shkëlqesia e tij zoti Skender Xhakaliu, përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane në Kosovë zoti Hans E. Tischler, përfaqësuesja e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) zonja Samira Ajzeri, nënkryetari i KK Prizren zoti Lulzim Kabashi dhe zoti Valentin Toci, këshilltar politik për ekonomi në Zyrën e kryeministrit të Kosovës zotit Isa Mustafa, u takuan sot me komandantin e Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, kolonelin Jochen Gumprich, për të biseduar rreth shfrytëzimit të mëtutjeshëm të Kampit Fushor pas dorëzimit tek UNMIK-u në gjysmën e parë të vitit 2019.

Sipas gjendjes së tanishme është e paraparë që Bundeswehr-i – në kuadër të përshtatjes përmbyllëse të personelit të saj në Kosovë – t´ia dorëzojë Kampin Fushor UNMIK-ut në gjysmën e parë të vitit 2019. Koloneli Gumprich iu dha mysafirëve informacione intensive rreth Kampit Fushor. Me këtë rast u prezantua infrastruktura dhe përmend tema e rëndësishme e shpenzimeve aktuale të Kampit Fushor, përkitazi rreth përdorimit të mëtutjeshëm të mundshëm.

Qëllimi i shprehur i këtij takimi ishte që pjesëmarrëseve t´u shpaloset një fotografi reale e gjendjes faktike dhe e mundësive të larmishme në terren, dhe me këtë të merren hapat e parë të përbashkët në drejtim të një shfrytëzimi të mëtutjeshëm të kualifikuar dhe të përshtatshëm të Kampit Fushor. Se si do të mund të shfrytëzohet Kampi Fushor në të ardhmen, këtë duhet ta hulumtojë një studim fizibiliteti. Si zgjidhje e mundshme është shfrytëzimi i pjesërishëm nga një universitet, nga një park biznesi si dhe mundësia për përgatitje profesionale për profesione me orientim drejt të ardhmes, si për shembull IT apo përpunim të ushqimit. Mundësitë e ekonomisë lokale dhe të universitetit, përfaqësuesit e të cilëve tashmë e kanë vizituar këtë Kamp, duhet të përfshihen në këtë studim.

Të gjitha përpjekjet e ndërmarra deri më tani kanë si qëllim që të arrihet një koncept për përdorim sa më të mirë të mundshëm dhe me këtë të jepet një kontribut për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat