Forumi rinor i LDK-së , dega në Prizren , i bashkuar dhe i pregaditur për zgjedhje e qershorit

Prizreni

Forumi rinor i LDK-së , dega në Prizren , i bashkuar dhe i pregaditur për zgjedhje e qershorit

Nga: Aziz Bytyçi Më: 13 maj 2017 Në ora: 17:21
LDK, Prizren

Në zyret e LDK-së në Prizren,u mbajt mbledhja e Forumit Rinor,të cilen mbledhje e udhëheqi kryetari i FR Festim Avdyli.Fillimisht ai i përshendeti të gjithë anëtaret pjesmarrës të forumit dhe i prezantoi pikat e rendit të ditës,këto pika të rëndesishme për zgjedhjet e tanishme parlamentare :

1)Diskutimi I anëtarëve të FR-së për organizim të nëndegëve , për mbajtjen e takimeve të kandidatëve për deputet me kryesit e nëndegëve.

2)Përkrahja e madhe e structures së FR për kandidatet e Degës së LDK-së së Prizrenit.

3)Identifikimi i emrave të mundëshëm për komisioner dhe vezhgues si dhe pika e katërt  , 4)Të ndryeshme.

Z.Avdyli para anëtarëve tha se: kjo është mbledhje e fundit, neve sot duhet të marrim vendimet që të jemi mire të organizuar dhe të jemi të gatshëm  të kontribojmë gjatë gjithë fushatës,që FR është promoter i LDK-së .Ndër të tjera ai theksoi se neve të gjithë ata deputet të cilët caktohen  nga lartë (nga qendra)për konkurim , për deputetit, presin ndihmen tone.Poashtu kryetari i FR , Dega në Prizren z. Festim Avdyli foli edhe rreth emrave të cilet do të përzgjidhen për komisione dhe vezhgues .Ai në fjalë, foli shumë , rreth kësaj pike të rendit të ditës , kjo pik shumë e rendesishme.Poashtu folen edhe nënkryetarët Blerton Kurtaj dhe Arselina Çollaku si dhe anëtar të Forumit,si Sara Hazeri dhe Shukri Kryeziu.Por duhet theksuar fjalet e  Kryesuesit të Drejtorisë të Teknologjisë Informatike në FR të LDK-së Dega në Prizren z.Shukri Kryeziut , i cili preku në përgjithsi të gjitha pikat e rendit të ditës dhe i elaboroi shumë kjart dhe mjaftë të kuptueshme në këtë takim.Mendimi im personal është që takimet me kryetarin Isa Mustafën ta bëjnë në hapjen apo në mbylljen e fushatës.Mirpo gjatë fushatës takimet nëpër nëndeg të mbahen me kandidatet për deputet nga Dega jonë.Për kunder sondazheve të ndryeshme që bëhen  lidhur me zgjedhjet lokale,unë mendoi që sondazh më i mire do të jetë 11 qershori.Këtu do të tregohet kush do të jet fitues edhe i zgjedhjeve lokale.Edhe nëse fiton LDK-ja , në Prizren me dy deputet unë mendoj se është humbje, pra , si qytet i dytë më i madh në Kosovë.Krejt në fund Shukri kryeziu dha një mesazh se : provoja nga e kaluara na ka mësuar se për punësim nuk nevoitet diploma, vetem përkrahja politike, ne kërkojmë që kjo qasje të ndryshohet.

Në fund , Forumi Rinor i LDK-së ,  të gjithë së bashku dolen në fotografi dhe ashtu nga selia e zyres së LDK-së  , të gjithë së bashku shkuan në njëren nga restorantet e qendres së Shatërvanit , që të takohen dhe të pine kafe me kryetarin e Degës së LDK-së Dega në Prizren dr.Haxhi Avdylin me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës dr.Hatim Baxhakun dhe me ish zëdhënësin e KK të Rahovecit profesor Milazim Bajraj.Ky takim ishte takim mjaft dinamik,ku edhe pasuan pyetje të shumta nga FR për kryetarin Avdyli,ish deputetin Baxhaku dhe ish zëdhënësin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat