Në Rahovec formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Prizreni

Në Rahovec formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Më: 25 maj 2017 Në ora: 11:44
Breshëri

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në bujqësi në muajin maj.

Sipas pikës dy të vendimit, komisioni ka për detyrë që të konstatojë  dhe të bëj vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin bujqësi, kurse pika katër e vendimit, thotë se komisioni do të fillojë punën menjëherë, pas nënshkrimit të këtij vendimi dhe punët të përfundojnë në një afat të arsyeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat