Avdullah Hoti: Me 11 qershor do të fitojmë, me 12 qershor do ta fillojmë punën

Prizreni

Avdullah Hoti: Me 11 qershor do të fitojmë, me 12 qershor do ta fillojmë punën

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 08:42
LDK, Prizren

Në një tubim madhështor, para një numri të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve, Dega e LDK-së në Prizren, mbrëmejn e së dielës, ka vazhduar fushatën në fshatin Piranë.

Veç deputetëve nga Prizreni: Anton Quni, Haxhi Avdyli, Sadije Osaj, Afërdita Morina Biffar dhe Kastriot Jahaj nga Alernativa, në Piranë ishin edhe Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Aletrantiva Abdullah Hoti, i  shoqërua nga Kujtim Gashi, ministër në detyrë i Kulturës, Gazmend Muhaxheri kryetar i Pejës dhe shumë kandidatë të tjerë për deputet.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti u shpreh në Piranë i lumtur me përkrahjen e madhe nga qytetarët.

“ Fitorja e LDK-së është e sigurt. Prej se jam aktivisht duke u marr me aktivitet qe 12 – 13 vite nuk ka pas asnjëherë entuziazëm më të madh  për me fitu LDK-ja. Jam I bindur se me 11 qershor kemi me fitu dhe me 12 qershor kemi me fillu me punu. Ka shumë punë për të bërë në këtë vend” tha Hoti.

Image

Ai duke e përmend tubimin në Pejë tha se në Pejë është vulos fitorja e LDK-së ndërsa kërkoi nga kandidatët për deputet nga Prizreni dhe nga strukturat e Degës  që të angazhohen për ta përsëritur rezultatin e Pejës të vitit 2013 kur Gazmend Muhaxheri e çrënjosi një keq menaxhim dhe tash këtë mund ta bëjmë në krejt Kosovën,

“Ne presim që Prizreni ka me i ndihmu shumë fitores së LDK-së. Qytetarët e Prizrenit janë të jashtëzakonshëm janë më të qytetëruarit e Kosovës, kanë tolerancë të jashtëzakonshme fetare e kulturore por kësaj radhe qytetarët e Prizrenit nuk duhet me pas fare tolerancë për qeverisjen e deritashme” u shpreh Hoti. 

Ai i falënderoi partnerët e koalicionit duke i quajtur vlerë e shtuar, ndërsa duke u lidhur me deklarimet e kundërshtarëve Hoti tha se oponentët mundohen të krijojnë huti se LDK nuk mund të merr vendime të mëdha. “Kur LDK-ja ka marr vendime të mëdha e ka shpallë pavarësinë në fillim të viteve të 90-ta këta as që kanë besu atëherë” tha Hoti. 

Në fund të fjalës së tij Hoti tha se LDK-së i mbështetja më e madhe deri tash, dhe kërkoi të përsëritet viti 2000.

Image

“ Duke qenë i kësaj ane du me lënë modestinë anash dhe me kërku mbështetje të madhe nga Prizreni, Rahoveci, Gjakova që ta realizojmë amanetin e presidentit Rugova. Me vendos rend dhe ligj bë Kosovë. Duhet të besoni siç ka besu Gazmend Muhaxheri në Pejë” tha ai.

Kryetari i Degës së LDK-së, kandidat për deputet Haxhi Avdyli shprehu besimin se me 12 qershor do të fitoj LDK . “Me Abdullah Hotin dhe ekipin e tij ku vend ka shpresë. Fitorja është e LDK-së sepse s’ka si të ndodh ndryshe sepse këtë e dëshmon entuziazmi i juaj’ tha Avdyli.

Kandidati për deputet Anton Quni duke e evokuar kujtime nga lufta kur bashkë me një bashkëluftëtarë u gjendën në situatë të vështirë tha se i dolën në ndihmë shokët dhe shpëtuan ndërsa sot tha ai edhe pse jemi vetëm 4 kandidatë për deputet nga Prizreni e gjithë dega e LDK-së është bashkë.

“Së bashku të gjitha këta ushtarë të Ibrahim Rugovës garantojnë fitoren. Kjo është madhështia e LDK-së. Do të ju qëndrojmë afër njëri tjetrit për ta siguruar fitoren” tha ai.

Sadije Osaj Jakupi e entuziazmuar nga të pranishmit tha se në Piranë e pa LDK-në e Ibrahim Rugovës. “Sot kemi një Kosovë ta kapur dhe presim nga ju të rinj ta bëjmë bashkë ndryshimin”. Ajo nga anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Piranë kërkoi votën për kandidatët për deputet nga Prizreni.

Image

Afërdita Morina Biffar, shprehu besimin se LDK-ja do të del e para. “Po na bëni të besojmë se LDK do të del fuqishëm e para” tha ajo.

Kastriot Jahaj kanddiat për deputet i partnerit të koalicionit u shpreh se është i nderuar për punën që ka bërë me Abdullah Hotin dhe Kujtim Shalën për programin qeverisës të qeverisë Hoti.

“Ndihem shumë i privilegjuar që në këtë mes veç veteranëve të LDK-së shoh edhe shumë të ri e të reja. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi” tha Jahaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat