Prizren: Pesëvjeçari rrëzohet nga kati i parë i shtëpisë, vazhdon trajtimin në QKUK

Prizreni

Prizren: Pesëvjeçari rrëzohet nga kati i parë i shtëpisë, vazhdon trajtimin në QKUK

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 13:51
Ilustrim

Një fëmijë pesëvjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga kati i parë i shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit në mëngjesin e së dielës, raporton policia.

Pas aksidentit viktima në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat