Restaurohen pikturat murale në Katedralen e Prizrenit

Prizreni

Restaurohen pikturat murale në Katedralen e Prizrenit

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, së shpejti do të filloj së realizuari projekti për restaurimin e pikturave murale të Katedrales “Zonja Ndihmëtare” në Prizren.

Kisha Katolike, “Zonja Ndihmëtare” ndodhet në qendrën historike të Prizrenit, e cila është monument në Listën e Trashëgëmisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme dhe është nga pasuritë e vyera të qytetit të Prizrenit për nga rëndësia dhe vlerat unikale, historike, fetare dhe estetike.

Pikturat murale të cilat e mbulojnë tavanin e katedrales, janë unike në Kosovë për nga tradita e pikturës perëndimore të cilat janë realizuar nga autor austriak, ku poashu përbëjnë një mozaik vlerash së bashku me stilin e ndërtimit të katedrales.

Fatkeqësisht, ky Monument me vlerë kaq të madhe kulturore dhe një objekt i rëndësishëm fetar, prej shumë kohësh nuk e kishte trajtimin e duhur, me ç’rast si rezultat i kësaj kishte sjellur dëmtimin si në arkitekturë nga jashtë po ashtu edhe në interjerin e saj. Pikturat prej shumë kohësh, kanë qenë nën ndikimin e shumë faktorëve shkatërrues e veçanërisht, të ndikimit  të lagështisë e cila rrjedhimisht ka shkaktuar një zingjirë të sëmundjeve të ndryshme të shtresave të pikturave.

Andaj me realizimin e këtij projekti Kapital që financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe që do realizohet nga ana e këshillit konsultativ për punimet konzervuese dhe restauruese, emra të njohur si Prof. Dr. Pirro Thomo, Restaurator i monumenteve të kishave Bizantine dhe Postbizantine në Shqipëri, Prof. Dr. Frederik Stamati, Restaurator – kimist pranë Qendrës së studimeve Antropologjike në Tiranë, Prof. Dr. Ferid Hudhri, studiues pranë Qendrës së Studimeve Albanaologjike në Tiranë si dhe Zef Toshi, Artist i Popullit, do bëhen ndërhyrjet në pastrimin e sipërfaqeve nga pluhurat dhe papastërtitë, konsolidimi i ngjyrës, plotësimi i boshllëqeve por edhe rënjes së suvas nga suporti, eliminimi i kriprave, qepjet e plasaritjeve si dhe ripikturimi në sipërfaqet e pikturave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat