SHML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të bëhet me sallë sportive

Prizreni

SHML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të bëhet me sallë sportive

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:39
Idriz Vehapi ka përcjellë sot nga afër ecurinë punimeve për ndërtimin e sallës sportive të shkollës së mesme të lartë “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi ka përcjellë sot nga afër ecurinë punimeve për ndërtimin e sallës sportive të shkollës së mesme të lartë “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe, e cila do t’i ketë të gjitha gjërat e nevojshme në mënyrë që nxënësit t’i kryejnë aktivitetet sportive.

Ai me këtë rast ka uruar drejtorin e SHML “Ukshin Hoti”, Mustafë Hoti,  për fillimin e punimeve në ndërtimin e sallës sportive, duke thënë se me ndërtimin e këtij objekti nxënësit do të kenë kushte më të mira për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre sportive.

Nga ana e tij, Mustafë Hoti, drejtor i SHML “Ukshin Hoti”, ka falënderuar kryetarin Vehapi, për investimin e bërë duke thënë se kjo shkollë ka pasur nevojë të ketë një sallë sportive, pasi që nxënësit nuk kanë pasur mundësi që t’i kryejnë aktivitetet sportive.

Bazuar në projekt, kjo sallë do të jetë sallë moderne dhe do t’i ketë të gjitha gjërat e nevojshme në mënyrë që nxënësit t’i kryejnë aktivitetet sportive. Investimet në ndërtimin e sallës sportive janë duke u bërë nga buxheti i Komunës së Rahovecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat