Salih Zyba është kandidat nga radhët e Vetëvendosjes për kryetar të komunës se Therandës.
Siç njofton kjo parti Zyba ka marrë besimin e aktivistëve të kësaj komune për të qenë kandidat për kryetar, në zgjedhjet e 22 qershorit.
Kësisoj, ai do të sfidoj kryetarin aktual të Therandës, Sali Asllanaj. Ky i fundit u zyrtarizua si kandidat i LDK-së për një tjetër mandat në krye të Therandës.