Edhe Driton Selmanaj propozohet për kryetar të Prizrenit nga LDK

Prizreni

Edhe Driton Selmanaj propozohet për kryetar të Prizrenit nga LDK

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 18:25
Driton Selmanaj

Driton Selmanaj është propozuar për kandidat të mundshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, ka thënë sot nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.

Në një intervistë për Express, Haziri ka thënë se dy emra janë propozuar brenda degës së LDK-së në Prizren, sa i përket të nominuarit të kësaj partie për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Në Prizren i kemi dy kandidatura, që janë pjesë e propozimeve në Prizren: janë Hatim Baxhaku dhe Driton Selmanajn, në çdo komunë ka më shumë se një propozim. Besojmë që propozimet e LDK-së të jenë më të mirat më të pranueshmet dhe nominime që garantojnë sukses”, ka deklaruar Haziri.

Kryetar aktual i Komunës së Prizrenit është Ramadan Muja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat