Berisha: Thaçin e lidh me Prizrenin zhvatja e qytetarëve nga banditët e tij

Prizreni

Berisha: Thaçin e lidh me Prizrenin zhvatja e qytetarëve nga banditët e tij

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 19:19
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, duke folur rreth decertifikimit të tij nga ana e KQZ-së, ka thënë se ky vendimi ka qenë i ndikuar nga politika.

Ai ka thënë se mbrapa këtij vendimi qëndron “Klani Pronto”, duke përmendur si të mundshëm edhe ndikimin e presidentit Hashim Thaçi.

Berisha në këtë intervistë për Telegrafin ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është e keqja e Kosovës.

Ai theksoi se më 2013 kishte pasur një debat të ashpër me Hashim Thaçin atë kohë kryetar i PDK-së, rreth Prizrenit.

“Kemi pasur një debat të ashpër mes vete me Thaçin për Prizrenin, ai më pati thënë se nuk e lëshon Prizrenin me asnjë çmim. Atë e lidh diçka me Prizrenin dhe ajo çka unë mendoj që e lidh atë me Prizrenin është zhvatja e qytetarëve të Prizrenit që ia bëjnë banditët e tij tash e 10 vite”, tha Berisha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat